Komunikim i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Fier, AKU gjobit një subjekt për tregtim pa licencë të PMB-ve

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Fier kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarkun e Fierit.

Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 16 subjekte, janë vendosur në 5 subjekte masa administrative me “paralajmërim” dhe në një subjekt i cili ushtronte aktivitetin pa licencë në tregtimin e PMB-ve, është vendosur masë administrative me “gjobë” dhe është marrë masa e bllokimit deri në pajisjen me licencë.

AKU do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor se ky institucion vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë të ushqimore.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme