Berat, AKU gjobit një subjekt për tregtim pa licencë të PMB-ve
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, bën me dije se trupat inspektuese të Drejtorisë Rajonale Berat kanë ushtruar kontrolle në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarkun e Beratit.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve në 8 subjekte, janë vendosur 3 masa administrative me “paralajmërim” dhe në një subjekt i cili ushtronte aktivitetin pa licencë në tregtimin e PMB-ve, është vendosur masë administrative me “gjobë” dhe është marrë masa e bllokimit deri në pajisjen me licencë.
AKU do vijojë kontrollet në të gjithë vendin dhe siguron konsumatorët dhe biznesin ushqimor që ky institucion vijon punën konform legjislacionit në fuqi dhe në garantim të sigurisë ushqimore.
#bashkëpërsigurinëushqimore





