AKU takim pune me subjekte që ushtrojnë aktivitetin thertore në qarqet Tiranë, Durrës dhe Korçë

AKU ka zhvilluar një takim pune me subjekte që ushtrojnë aktivitet si thertore në qarqet Tiranë, Durrës dhe Korçë, si dhe inspektorë të DRAKU-ve përkatëse me qëllim forcimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe garantimin e sigurisë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit ushqimor. Disa çështje kryesore mbi të cilat u diskutua, ishin zbatimi i kërkesave ligjore për kushtet higjieno-sanitare në ambientet e therjes, zbatimi i kërkesave për ruajtjen e mishit pas procesit të therjes, transporti në kushte të përshtatshme, si dhe informimi i vazhdueshëm i subjekteve për detyrimet e tyre ligjore etj.
Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve me këto OBU me qëllim përmirësimin e praktikave të sigurisë ushqimore , parandalimin e rreziqeve dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit.

#bashkëpërsigurinëushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme