Për sigurinë ushqimore në tregje, Drejtori i AKU-së takim në Lushnje me Kryetaren e Bashkisë

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z. Edmond Rrushi është pritur në një takim pune për sigurinë ushqimore, nga Kryetarja e Bashkisë së Lushnjës Znj.Eriselda Sefa.

Siguria ushqimore në tregjet e Lushnjës, plotësimi i kushteve higjieno-sanitare, kushteve frigoriferike për tregtimin e produkteve e origjinë shtazore, si dhe angazhimi për përmirësimin e infrastrukturës për krijimin e ambienteve për depozitimin dhe asgjësimin e substancave të rrezikshme, ishin temat kryesore të diskutuara gjatë takimit.

Problematike mbetet situata e shitësve ambulantë  në Lushnje, me tregtimin e  peshkut në rrugë e trotuare.

 Shtimi i masave nga ana e bashkisë për shmangien e tregtimit të produkteve me origjinë shtazore në kushte ambulante dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, do të orientojë  gjithnjë e më shumë konsumatorët drejt tregjeve dhe njësive të tregtimit që garantojnë sigurinë ushqimore.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.