Kanë vijuar takimet e Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Z. Edmond Rrushi, mbi Platformën e Sigurisë Ushqimore, duke u ndalur këtë herë në Patos, me Kryetarin e Bashkisë Z. Fation Duro.
Gjatë takimit u vendos më së shumti theksi tek situata e tregjeve në Patos, sigurimi i kushteve optimale në të tilla tregje për të plotësuar kushtet higjieno -sanitare dhe tekniko-teknologjike.
Shitjet ambulante, sidomos të produkteve me origjinë shtazore mbeten problematikë kryesore, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme dhe bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional për të shmangur rreziqet që sjellin në shëndetin e konsumatorit.
#bashkëpërsigurinëushqimore