Njoftim 8.7.2022

Referuar publikimeve të fundit në media në lidhje me importin dhe tregtimin e produktit vezë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, garanton të gjithë konsumatorët se në Republikën e Shqipërisë ka hyrë vetëm produkt vezë i shoqëruar me certifikatë veterinare që vërteton gjendjen shëndetësore të shpendëve nga kanë ardhur këto vezë, si dhe sigurinë e produktit vezë.

Referuar rregulloreve të BE-së, certifikata e vezës është vetëm një, si për vezën klasi A ashtu dhe për vezën e klasit B. Ndryshimi qëndron vetëm tek miratimi i planit të kontrollit të salmonelozës nga strukturat e Brukselit për eksportet në BE.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po kryen kontrolle në terren për të verifikuar nëse vezët e importuara nga subjekte të licencuara po tregtohen sipas standardeve të legjislacionit shqiptar, duke bërë deklarimet e prejardhjes në etiketë dhe në rast se do të konstatohen shkelje të kërkesave ligjore do të merren masa përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

AKU bën të ditur se në bazë të urdhrit të