AKU bllokon produktet e paetiketuara dhe ndëshkon me “Gjobë” subjektin

Nga kontrolli i kryer nga Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të AKU Korçë në subjektin me iniciale “D.A.”, u konstatuan produkte ushqimore të papajisura me kundra etiketë në gjuhën shqipe si dhe subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për shpërndarjen e produkteve.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masë administrative “Gjobë” me vlerë 150’000 lekë si dhe u bllokua sasia e produkteve të etiketuara në kundërshtim me ligjin deri në etiketimin ose kthimin e tyre.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,