AKU bllokon një subjekt dhe vendos masë administrative për dy të tjerë.

Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Sektori i Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor si dhe Sektori i Koordinimit të Kontrollit Zyrtar së bashku me inspektorët e Drejtorisë Rajonale Fier, referuar bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe indicieve të ardhura prej tyre, kryen kontrollet zyrtare në 3 subjektet me iniciale “V.D.”, “A.K.” dhe “V.P.” në qytetin e Lushnjës.

Nga kontrolli i kryer, u konstatua se 1 subjekt ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare (prani ndryshku, papastërti dhe lagështirë), nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe tregtonte produkte me etiketë të panotifikuar.

Ndërsa në kontrollet e kryera në 2 subjekte të tjera u konstatua se nuk implementohej manuali i vetëkontrollit (HACCP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë si dhe tregtonte produkte me etiketë të pa notifikuar.

Ndaj shkeljeve të konstatuara trupa inspektuese e AKU-së vendosi masat administrative përkatëse si dhe u bllokua 1400 kg djathë i bardhë, njomëz dhe djathë kaçkavall, deri në daljen e rezultatit të analizave laboratorike.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,