AKU është e pranishme në terren çdo ditë për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorit

 

AKU është e pranishme në terren çdo ditë për të garantuar sigurinë e ushqimit dhe mbrojtjen e konsumatorit. Duke qenë në prag festash kontrollet zyrtare nga trupat inspektuese të AKU janë intensifikuar.
 
Vetëm sot janë zhvilluar 168 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë të ndryshëm të biznesit ushqimor dhe janë dhënë 28 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore. Është marr një masë administrative me gjobë për tregtim të produktit mish në mungesë të vulës dhe certifikatës veterinare.
 
Jane kryer 6 inspektime për licensim të operatorë të biznesit që aplikojnë për të kryer aktivitet në fushën e ushqimit dhe 1 inspektim për verifikimin e kushteve për investime IPARD.
 
Gjithashtu janë asgjësuar 31.2774 ton produkte ushqimore për tregtim të produktit mish pa certifikatë veterinare, për tejkalim të afateve të përdorimit të produktit ujë, për dëmtim të ambalazhimit gjatë transportit të produktit ujë dhe lëngje frutash dhe janë bllokuar 200 kg miell misri deri në daljen e përgjigjes së analizës.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave 🔬me bazë risku është marrë 1 mostër produktesh për analizim të mbetjeve të pesticideve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,