AKU ka kryer 131 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin

 

AKU ka kryer 131 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, bulmetore, përpunim peshku, tregtim mishi, furrë buke, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 2 gjoba për mungesë apo mospërditësim të regjistrit të planit HACCP.
 
Janë bllokuar 4158 litra pije joalkolike për tejkalim të datës së përdorimit.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 6 mostra produktesh për analizim të treguesve mikrobiologjikë, në nënprodukte qumështi.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore! 
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme