AKU ka kryer 179 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme

 

AKU ka kryer 179 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: magazina ushqimore, kategori e veçantë, përpunim qumështi, pastiçeri, baxho, përpunim peshku, furrë buke, grumbullim/seleksionim veze, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 29 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 2 gjoba: për tregtim produktesh ushqimore pa etiketa në gjuhën shqipe dhe mangësi në planin HACCP.
 
Gjithashtu janë bllokuar 4.1ton produkte peshk deri në daljen e rezultatit të analizave si dhe janë asgjësuar 66.2ton produkte.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 23 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore dhe për mbetje pesticidesh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme