AKU ushtroi 168 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin ditën e sotme në: fabrika vaji, magazina ushqimore, përpunim qumështi, baxho, përpunim peshku, kategori e veçantë, furrë buke, etj.
Drejtoritë Rajonale të AKU e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi dhe verifikim kushtesh për investime IPARD.
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 39 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore dhe 1 gjobë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 22 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë, mikrobiologjikë, kryesisht në produkte me origjinë shtazore.
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!