AKU gjatë ditës sot ushtroi 161 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë biznesi ushqimor

 

AKU gjatë ditës sot ushtroi 161 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorë biznesi ushqimor si: fabrika vaji ulliri rifuxho, magazina ushqimore, përpunim veze, njësi tregtimi bulmeti, anije peshkimi, stabiliment konservimi dhe ambalazhimi fruta, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575), kërkesave për licencim, urdhra dhe plane monitorimi.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 21 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
U asgjësuan 17.026 ton produkte ushqimore me kërkesë të vetë subjektit.
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 14 mostra produktesh për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë dhe mbetje pesticidesh.
 
AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,