Virusi Hepatitis E

 

Çfarë është Hepatiti E, mënyra si mund të përhapet dhe këshilla se si ta shmangni ndërkohë që po gatuani mishin e derrit.

Hepatiti E është një infeksion i shkaktuar nga virusi hepatit E (I njohur edhe si HEV). Me këtë virus mund të infektohen si njerëzit ashtu edhe kafshët.

Për shumë njerëz, simptomat e hepatitit E janë të buta dhe largohen brenda katër javësh, por në raste më të rralla sëmundja mund të jetë fatale.

 

Si përhapet hepatitis E?

Hepatiti E përhapet përmes kontaktit me jashtëqitjet ose të vjellat e një personi të infektuar.

Ka gjithashtu prova në rritje se infeksioni mund të lidhet me mishin e derrit dhe produkteve të derrit të papjekur. Një studim në thertoret e derrave zbuloi se gati 6% e derrave kishin virusin e hepatitit E në gjakun e tyre.

 

Shmangia e hepatitit E kur gatuani mish derri.

 

Këshillojmë që të gjitha pjesët e mishit të derrit, produkteve të tyre dhe të brendshmet të gatuhen me shumë kujdes derisa:

  • Të jenë shumë të nxehta gjatë të gjithë procesit;
  • Asnjë pjesë e mishit të mos jetë në ngjyrë rozë kur e pritni në pjesën më të trashë;
  • Lëngu i mishit të jetë i pastër.

Kjo do të zvogëlojë rrezikun ushqimor të sëmundjes nga hepatiti E, viruse dhe baktere të tjera që mund të shkaktojnë sëmundje. Praktikat e mira të higjienës, duke përfshirë larjen e duarve dhe ruajtja e përshtatshme janë gjithashtu të rëndësishme për të reduktuar rrezikun e kontaminimit të kryqëzuar brenda kuzhinës.

Viruset janë agjentë patogjenë shumë të vegjël dhe shpesh shumë ngjitës që shkaktojnë sëmundje.

Viruset mund të përhapen ndërmjet njerëzve në mënyra të ndryshme siç janë trakti gastrointestinal dhe nëpërmjet ajrit.

Viruset

Viruset mbështeten në makinerinë qelizore të bujtësve (organizmave të gjallë) për t’u shumuar. Disa viruse mund të mbijetojnë dhe të mbeten infektues në ushqime dhe në mjedis për periudha të gjata kohore. Disa viruse mund të mbijetojnë në kushte të vështira si:

  • Temperatura të larta;
  • Temperatura të ulta;
  • Mjedise acide ose alkaline;
  • Ekspozimit UV.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme