AKU ka kryer ditën e sotme 120 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU

 
AKU ka kryer ditën e sotme 120 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në OBU si: furra buke, ambalazhim konservim fruta, stabiliment veze, baxho, kantinë vere, thertore, etj.
 
Drejtoritë Rajonale të AKU- së kanë ushtruar veprimtarinë e tyre në bazë të planit vjetor të inspektimit me bazë risku, mbi bazën e denoncimeve të ardhura në rrugët e komunikimit të institucionit (info@aku.gov.al / nr. Gjelbër 08007575) dhe verifikim kushtesh IPARD.
 
Gjatë kontrolleve zyrtare sot janë dhënë 15 masa administrative me paralajmërim për aktivitet jo në përputhshmëri me kornizën ligjore dhe rregullatore të sigurisë ushqimore.
 
Referuar Planit Vjetor të Marrjes së Mostrave me bazë risku janë marrë 42 mostra për analizim të treguesve fiziko-kimikë dhe mikrobiologjikë në produkte të ndryshme.
 
Na kontaktoni për çdo problematikë, pasi AKU është në shërbim të garantimit të sigurisë ushqimore!
 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme