Takim i DPAKU me Eksperte Lider të Projektit SUV

 

Sot u zhvillua takimi ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z. Bledar Skenderi dhe Znj. Vanesa Cooling, Ekspertja Lider e Projektit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Takimi kishte si qëllim diskutimin e çështjeve prioritare për zhvillimin e mëtejshëm të proceseve të punës së AKU-së dhe përcaktimin e afateve të qarta për ecurinë e qasjes disa sektoriale me të cilën stafi i AKU po punon me asistencën e eksperteve të mundësuar nga ky Projekt për ta ngritur nivelin e AKU sipas standardeve të institucioneve homologe në BE.

Më konkretisht u diskutua mbi procesin e përmirësimit të metodologjisë me bazë risku që do të implementohet në planifikimin e kontrolleve vjetore të AKU-së dhe zhvillimin e dokumenteve procedurale në shumë hallka të punës së institucionit, siç i dikton koha dhe ritmet e progresit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme