Listeria Monocytogenes

Listerioza është një sëmundje që shkaktohet nga ngrënia e ushqimeve të pagatuara, të ngrira dhe të gatshme për t’u ngrënë, që janë kontaminuar me bakterin e quajtur Listeria monocytogenes, ose thjesht Listeria. Listerioza është e rrallë, por mund të shkaktojë simptoma të rënda, madje edhe vdekje, në grupet me ndjeshmëri të lartë. Tek të rriturit e shëndetshëm, Listeria mund të shkaktojë një sëmundje të ngjashme me gripin. Ajo mund të shkaktojë sëmundje të rënda tek të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me një sistem imunitar të dëmtuar ose të dobësuar.

Si mund të ekspozohem ndaj këtij infeksioni? 

Listeria është e përhapur gjerësisht dhe mund të helmojë shumë ushqime. Më tepër shqetësim janë ushqimet që nuk kërkojnë gatim të mëtejshëm, ose nuk ringrohen sërish, si përshembull ushqimet e ngrira e të gatshme për t’u ngrënë, duke përfshirë:

  • Djathrat e butë, përfshi edhe djathrat e stazhionuar me myk
  • Peshk i tymosur
  • Thela mishi të gatuara (që shiten si produkte të gatshme për t’u ngrënë)
  • Mishrat e stinuar (që shiten të gatshëm për t’u ngrënë)
  • Brum mishi, zarzavatesh apo peshku (ky lloj brumi në konserva metali është në rregull)
  • Sallatra dhe sanduiçë të gatuar paraprakisht
  • Molusqe të paragatuar (që shiten si produkte të gatshme për t’u ngrënë)

Si ta kuptoj që jam infektuar me Listerozë

Infeksioni tek të rriturit e shëndetshëm, zakonisht, nuk paraqet simptoma, ose shfaqet si një sëmundje e ngjashme me gripin. Megjithatë, në njerëz të veçantë, përfshi të moshuarit, gratë shtatzëna dhe foshnjat e tyre të palindura, foshnjat e sapolindura dhe njerëzit me sistem imunitar të dobësuar, mund të shkaktojë sëmundje të rëndë, madje edhe vdekje. Një person që është prekur nga infeksioni i Listerisë mund të ketë simptoma të tilla si: temperaturë e lartë, këputje dhe dhimbje koke. Ndodh që simptomat janë të lehta, ndaj nuk kuptohet prania e infeksionit. Nëse jeni të shqetësuar për simptomat ose sëmundjen, ju lutem, këshillohuni me mjekun e familjes.

Si mund të parandalohet infeksioni? 

Mund ta zvogëloni rrezikun e marrjes së infeksionit, duke ngrënë ushqime të freskëta të sapogatuara apo të përgatitura rishtazi, dhe duke shmangur ushqimet që mund të kenë Listeri. Ndiqni gjithashtu hapat në vijim:

  • Pastrimi: Lajini të gjitha frutat, zarzavatet dhe sallatrat, plotësisht, përpara se t’i hani.
  • Gatimi: Gatuajeni mirë ushqimin dhe shërbejeni atë kur është ende i nxehtë. Sigurohuni që, gjatë përgatitjes së të gjitha llojeve të ushqimeve, të ndiqni udhëzimet e prodhuesit.
  • Ngrirja: Sigurohuni që temperatura e frigoriferit tuaj është 5°C ose nën të. Ushqimet e ngrira futini, menjëherë, në frigorifer.
  • Kontrolli: Ushqimet me datë skadence të kaluar, hidhini në kosh të mbeturinave, dhe, nëse paketimi i ushqimit është hapur, konsumojeni atë brenda dy ditësh.
  • Ndarja: Ushqimet e gatuara dhe ushqimet e gjalla duhet t’i mbani të ndara nga njëra-tjetra.

Burimi: SafeFood.eu | Viti i artikullit origjinal: 2020

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,