Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 13 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 36 mostra në monitorim të produktit qumësht.
Gjithashtu me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 3.2 ton produkte ushqimore.
AKU si pjesë e Task-Forcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 486 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.
Gjatë monitorimit është konstatuar se subjektet i respektojnë kushtet higjieno-sanitare dhe respektohet përdorimi i dorezave dhe maskave.
#BashkëPërSigurinëUshqimore