AKU kryen 240 inspektime dhe monitorime gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 240 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Task-Forca Anti-Covid po monitoron çdo biznes dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në zbatim të protokolleve të sigurisë Anti-Covid.
Mbajtja e maskës, e kushteve higjieno-sanitare dhe ruajtja e distancës si gjatë blerjeve, por edhe në ambiente të tjera, janë mënyrat e vetme për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dhjetë masa me paralajmërim në biznese ushqimore, për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, mungesë të rinovimit të analizave të ujit, si dhe sendeve të tepërta në ambientet e prodhimit.

Bazuar Planit të Marjes së Mostrave janë marrë 21 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide.

AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,