AKU kryen 419 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vazhduar inspektimet dhe monitorimet si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.
Task-Forca nuk i ka ndaluar monitorimet e saj në çdo biznes duke këmbëngulur në zbatimin rigoroz të protokolleve të sigurisë, si masa të vetme për të shmangur përhapjen e virusit.
Gjatë inspektimeve ndaj një subjekti tregtim mishi, është bllokuar një sasi prej 19 kg mish pa vulë dhe certifikatë veterinare, për rrjedhojë është vendosur edhe masë administrative.
Gjithashtu trupat inspektuese gjatë inspektimeve kanë dhënë në biznese të ndryshme ushqimore edhe 22 paralajmërime për mungesë të rinovimit të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit, higjienizim të ambienteve të magazinimit, mungesë të shërbimit 3D etj.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 24 mostra kryesisht në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.
AKU vijon punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,