AKU kryen 393 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca këmbëngulet zbatimi me përpikmëri nga ana e bizneseve të protokolleve të sigurisë, si e vetmja mënyrë për të shmangur përhapjen e virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë nëpër biznese ushqimore 15 masa me paralajmërim , për mungesë të librezave shëndetësore, rinovime të analizave të ujit, ambiente të prodhimit të pasistemuara etj.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 14 mostra në monitorim të qumështit për analizim të ngarkesës mikrobike dhe qelizave somatike.

Me kërkesë të vetë subjektit është bërë edhe asgjësimi i një sasie prej 2.3 ton produkte ushqimore.

AKU vazhdon punën pandaluar në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme