AKU kryen 415 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 415 inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Në një subjekt është bërë bllokimi i një sasie prej 1036 kg (ulli i konservuar) deri në dalje të rezultatit të mostrës së dërguar në ISUV.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 47 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme