AKU kryen 507 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit  Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 507  inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Gjatë inspektimeve është vendosur një masë administrative në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të rinovimit të dokumentacionit si dhe për rezultatin jokonform nga analizimi i mbetjeve pesticide ne perime.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 16 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë  ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme