AKU kryen 432 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të Autoritetit  Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 432  inspektime dhe monitorime si pjesë e Task-Forcës Anti-Covid.

Në çdo monitorim nga Task-Forca kërkohet që të zbatohen protokollet e sigurisë, higjienizimi i ambienteve, mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, si dhe ruajtja e distancës fizike në çdo subjekt, si mjete kryesore për kufizimin e përhapjes së virusit.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dy masa administrative në operatorë të biznesit ushqimor. Një masë administrative është dhënë në një subjekt për mungesë të kushteve higjieno-sanitare.

Në një subjekt tregtim mishi është bërë bllokimi i një sasie prej 60 kg mish qengji pa vulë dhe certifikatë veterinare, për rrjedhojë është vendosur edhe masë administrative ndaj këtij subjekti, si dhe bllokim aktiviteti.

Me kërkesë të një subjekti është kryer proceduara e asgjësimit të një sasie prej 565 kg produkte ushqimore.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 23 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë  ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.

 

#bashkepersigurineushqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme