Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore kanë vijuar dhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Këshillohen në çdo monitorim bizneset që të kujdesen për zbatimin me përpikmëri të protokollit të sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.
Gjatë inspektimve janë vendosur disa masa paralajmëruese në disa biznese për rinovim të librezave shëndetësore dhe Planit 3D.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 28 mostra për monitorim të qunështit dhe në fruta perime për mbetje pesticidesh.
AKU do të vijojë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.
#BashkëPërSigurinëUshqimore