AKU kryen 603 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me fokus kryesor garantimin e sigurisë ushqimore ka kryer gjatë ditës së sotme 603 inspektime dhe monitorime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Task Forcës kundër përhapjes së Covid -19.

Këshillohet vijimësisht biznesi ushqimor që të zbatojë me përpikmëri në këtë periudhë protokollin e sigurisë kundër Covid-19, kushtet higjieno-sanitare, mbajtjen e maskave, ruajtjen e distancës si dhe shërbimi për klientët e bareve dhe restoranteve në ambiente të hapura.

Referuar masave që janë vendosur gjatë inspektimeve:

  • janë vendosur 5 masa administrative me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, si dhe rinovim të certifikatës 3D.
  • Në vazhdimësi të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 15 mostra kryesisht në monitorimin e qumështit dhe në fruta perime për mbetje pesticide.

AKU do të vijojë të jetë çdo ditë në terren në mbrojtje të shëndetit të konsumatorit.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.