Trupat inspektuese të AKU-së me fokus të pandërprerë sigurinë ushqimore kanë kryer 626 inspektime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid.Duke këshilluar bizneset ushqimore për rëndësinë e madhe që ka në këto momente respektimi me rigorozitet i protokollit të sigurisë ushqimore, kushtet higjieno- sanitare, mbajtja e distances fizike dhe përdorimi i maskave kundër përhapjes së Covid-19.
Në kuadër të Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 42 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.
AKU është çdo ditë në terren, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit, si dhe për produkte të sigurta në tavolinat e çdo familjeje.