AKU kryen 438 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat inspektuese të AKU-së me fokus sigurinë ushqimore kanë kryer 438 inspektime në kuadër të Planit Vjetor dhe si pjesë e Taks-Forcës anti-Covid, duke këshilluar dhe ndërgjegjësuar bizneset ushqimore për rëndësinë e madhe që ka në këtë kohë respektimi rigoroz kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë dhënë dy masa administrative ndaj dy subjekteve për tregtim të ushqimit të pasigurt.

Janë asgjësuar 60 kg të produktit akullore, të rezultuara pas analizimit me ngarkesë të lartë mikrobike enterobakteriesh.

Siguria e produkteve ushqimore sezonale dhe atyre me origjinë shtazore është në vëmendjen e veçantë të AKU-së, ku gjatë ditës së sotme, janë 40 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

AKU çdo ditë në terren, për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit, si dhe për produkte të sigurta në tavolinat e çdo familjeje.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,