AKU kryen 226 inspektime dhe monitorime

Trupat inspektuese të AKU-së kanë vijuar  edhe gjatë ditës së sotme inspektimet në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorimet në kuadër të Task-Forcës të ngritur kundër përhapjes së Covid-19.

Gjatë inspektimeve janë vendosur 3 masa administrative ndaj tre subjekteve për ushqim të pasigurt dhe mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë, pasi nga kryerja e analizave mostrat rezultuan me ngarkesë pesticide.

Këshillohet në çdo monitorim ndaj bizneseve ushqimore që të vazhdohet të zbatohet protokolli i sigurisë kundër përhapjes së Covid-19.

Bazuar në Planin e Marrje së Mostrave janë marrë  45  mostra kryesisht për monitorimin e qumështit dhe mbetjet pesticide në fruta-perime.

AKU është çdo ditë e pranishme në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorit.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.