AKU kryen 431 inspektime dhe monitorime në të gjthë vendin

Edhe gjatë ditës së sotme trupat inspektuese të AKU kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë inspektimeve është konstatuar se plotësohen kushtet higjieno-sanitare për të ushtruar aktivitetin si dhe disponohet dokumentacioni për sigurinë ushqimore. Ndërkohë vijohet me këshillimet për zbatimin me përpikmëri të protokollove të sigurisë kundër Covid-19.

Janë asgjësuar 11 ton produkte ushqimore më kërkesë të vetë subjektit , si dhe janë marrë 16 mostra për monitorim të qumështit, për ngarkesën mikrobike dhe qelizave somatike.

AKU do të vijojë të jetë e pranishme në të gjithë vendin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e konsumatorëve.

 

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,