AKU kryen 599 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

Trupat e inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar punën edhe gjatë ditës së sotme në terren në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së COVID-19.

Në zbatim të Planit të Marrjes së Mostrave, janë marrë 30 mostra në të gjithë vendin, në fruta-perime për prani të mbetjeve pesticide, si dhe mostra për monitorimin e qumështit.

Janë asgjësuar 19 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human me kërkesë të vetë subjektit.

Gjatë inspektimeve është vërejtur që bizneset ushqimore zbatojnë kushtet higjieno-sanitare të ushtrimit të aktivitetit, si dhe disponojnë dokumentacionin për sigurinë ushqimore. Gjatë monitorime në kuadër të Task-Forcës në një pjesë të bizneseve, vijohet me këshillime dhe orientime për zbatimin me rigorozitet të protokollove të sigurisë, kundër përhapjes së COVID-19.

#BashkëpërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,