AKU/“gjobë” ndaj një baxhoje në Durrës për kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare, mungesë gjurmueshmërie dhe sistem vetëkontrolli

Trupa inspektuese të AKU Durrës, pas indicies së marrë nga qytetarët në platformat e komunikimit të AKU-së kanë ushtruar kontroll në një baxho në fshatin Kamerasa, Manzë Durrës, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Tatimeve dhe Krimin Ekonomik, për shkak se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj e palicencuar.

Gjatë ushtrimit të kontrollit ka rezultuar se baxhoja ushtronte veprimtarinë e saj, në kushte të papërshtatshme higjienio-sanitare. Subjekti nuk kishte një sistem të efektshëm gjurmueshmërie për produktet ushqimore sipas legjislacionit në fuqi, si dhe nuk kishte të implementuar Planin e Vetëkontrollit (HACCP). Për të gjitha këto shkelje të legjislacionit në fuqi u vendos marrë masa administrative ”gjobë” në vlerën e 500,000 lekëve si edhe është bërë bllokimi i 15 kg djathë të bardhë dhe 7 kg djathë kaçkavall, të cilat do të mbahen të bllokuara në ambientet e subjektit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të jetë i pranishëm në të gjithë vendin dhe do të veprojë me zero tolerancë ndaj gjithkujt që tenton të abuzojë dhe përfitojë në kurriz të shëndetit të konsumatorëve.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,