AKU vijon kontrollet në të gjithë vendin, bllokohet një sasi qumështi dhe djathi në Korcë të cilat kanë rezultuar pozitiv me E.Coli dhe Enterobacterie, me qëllim asgjësimin e tyre.
Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme kontrollet në të gjithë vendin në garantim të sigurisë ushqimore dhe monitorime në kuadër të Task-Forcës kundër përhapjes së Covid-19.
Janë kryer 390 kontrolle zyrtare dhe monitorime,
Në Korçë janë bllokuar 100 kg kos dhe 50 kg djathë kaçkavall në një stabiliment përpunim qumështi, pasi përgjigjet e analizave për mostrat e marra kanë rezultuar pozitiv për enteriobacterie dhe E.Coli, sasi kjo e destinuar për asgjësim.
Në 2 subjekte në Tiranë është bërë asgjësimi i 4.5 ton produkteve ushqimore me kërkesë të vetë subjekteve, ndërsa në Fier është marrë një masë administrative me “paralajmërim”, si dhe në kuadër të Planit të Mostrave janë marrë 16 mostra ( domate, kastravecë, patate dhe speca) për analizim.
Gjatë inspektimeve në Shkodër, Berat, Fier dhe Dibër janë dhënë këshillime dhe lënë detyra ndaj subjekteve që nuk kanë plotësuar protokollet e sigurisë, si mungesën e xhamit mbrojtës, mungesën e sinjalistës për distancimin fizik, si dhe afishimin e posterave.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrotjes së shëndetit të konsumatorëve.