AKU vijon kontrollen në terren/ “Gjoba” në Tiranë dhe Fier në garantim të sigurisë ushqimore

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë qenë të pranishme në terren edhe gjatë ditës së sotme duke kryer punën në garantim të sigurisë ushqimore, si dhe në monitorime në kuadër të Task – Forcës kundër përhapjes së Covid-19.

Janë kryer 357 kontrolle zyrtare dhe monitorime,

Gjatë inspektimeve në Tiranë është vënë një masë administrative “gjobë”, në një furrë buke në vlerën e 50.000 lekëve për prerje të bukës, si dhe janë asgjësuar 25 ton produkte ushqimore të pasigurta për konsum human.

Nga kontrollet e kryera në Fier u vendos një masë administrative “gjobë” në një subjekt “tregtim përpunim qumështi dhe nënprodukteve të tij”, pasi gjatë inspektimit janë konstatuar 0.4 ton gjalp dhe 0.5 ton djath të paetiketuara. Kjo sasi është bllokuar në subjekt deri në daljen e përgjigjeve të analizave. Gjithashtu janë marrë edhe 5 masa administrative me “paralajmërim” pasi gjatë monitorimeve në subjekte u evidentua mosrinovim të librezave shëndetësore si dhe rinovim të planit DDD etj. Masa të tilla me paralajmërime janë marrë edhe në Vlorë dhe Shkodër.

Në kuadër të Planit të marrjes së Mostrave është marë një mostër në Korçë për analizim në një thertore shpendësh dhe 3 mostra për analizim në Fier për plehrat e përdorura në bimësi.

AKU do të vijojë kontrollet në garantim të sigurisë ushqimore dhe shëndetit të konsumatorëve.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Njoftim

Lënda: Ftesë për negociatë, “Për botim në median e shkruar”.