Përmbledhja e veprimtarisë javore të AKU (14 -20 Shkurt)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

Janë realizuar 1844 kontrolle zyrtare në total në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar,

Ndër të cilat në terren janë: 443 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 91 inspektime të paprogramuara si dhe janë marrë në total 132 mostra zyrtare duke realizuar analiza laboratorike për 257 tregues analitik, nga të cilat 1 ka rezultuar jo konform,

Në Pikat e Inspektimit Kufitar janë kontrolluar 1310 ngarkesa, duke marrë 55 mostra për analiza laboratorike të cilat kanë rezultuar konform,

Janë vendosur i) 117 masa administrative “Paralajmërim”, ii) 11 masa administrative “Gjobë” me vlerë 1,380,000 lekë, iii) është vendosur 1 masë administrative “ndërprerje aktiviteti”, iv) bllokim produkti për 21.611 ton produkte ushqimore, v) janë asgjesuar 14.635 ton produkte ushqimore të konstatuara të pasigurta për konsum human,

Janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (25 inspektime total) ku evidentohen restorante, markete, supermarkete etj,

Janë adresuar 15 kërkesa për notifikimin e 112 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore janë miratuar 80 etiketa, ndërsa 32 etiketa janë kthyer për korrigjim dhe saktësim,

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), AKU ka marrë 11 raste denoncimi nga qytetarët.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,