AKU merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit

logo AKU

 

AKU, në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe shëndetësisë, merr masa të menjëhershme për verifikimin e dyshimit mbi helmimin e foshnjave në Qarkun e Beratit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, referuar rastit mbi dyshimin e helmimit nga qumështi pluhur për bebe, të dy foshnjeve në qarkun e Beratit, informon se ka marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe institucionet e shëndetësisë, megjithëse nuk ka dalë ende ekspertiza mjeko- ligjore.

Janë marrë mostra për analizim të produktit “qumësht pluhur për bebe”, duke përfshirë edhe analizimin e ujit që është përdorur për tretje e produktit, apo edhe rrethana të tjera që organet kompetente po hetojnë.

AKU siguron konsumatorin se produktet e kësaj kategorie në treg kontrollohen dhe janë produkte që vijnë të çertifikuara nga vendet e BE-së, sigurisht që ndiqen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor nën përgjegjësinë kryesore të tyre, edhe nën monitorimin e rreptë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se, referuar sistemit RASFF (Sistemi i Informimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) i krijuar nga BE, pas veifikimeve rezultoi se nuk ka pasur asnjë  njoftim të kategorisë “Alert” për këto lloj produktesh.

AKU, në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore për konsumatorin, ka marrë të gjitha masat e nevojshme për verifikim dhe gjurmimin e rastit, edhe pse ende nuk është shprehur Mjekësia Ligjore.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE MBROJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al|     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,