Tiranë, gjobitet tregu për lejimin e tregtimit të produkteve me origjinë shtazore në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur gjatë ditës së sotme, tregun në Institut tek Fabrika e ish tullave në Tiranë, për lejim të tregtimit të produkteve me origjinë shtazore, në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Gjatë inspektimit të kryer në këtë treg , nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tiranë,  falë një indicie të ardhur nga qytetarët, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, ushtronin aktivitet “shitje fruta-perime” disa tregtarë ambulantë  dhe disa prej tyre tregtonin edhe bulmet, gjalpë dhe djathë të prodhuar në mënyrë artizanale, pa kushte frigoriferike dhe pa garanci për ruajtjen nga kontaminimi.  Nga gjetjet e trupës inspektuese këta tregtarë nuk janë të registruar në organet tatimore. Për sa më sipër referuar nenit 48, pikat 1, 4, 5 të ligjit nr.10433, dt.16.06.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, subjektit i lihet detyrë të bëjë kontrata ligjore me të gjithë tregtarët që shesin në hapësirën tij dhe të mos lejojë shitjen e produkteve me origjinë shtazore pa kushte të përshtatshme frigoriferike dhe pa miratimin nga drejtoria e AKU Tiranë.

Githashtu bazuar në Nenin 68, Ligji nr 9863, datë 28.01.2008 “Për Ushqimin” i ndryshuar. Pika 1, gërma h) për mungesë të kushteve higjeno-sanitare në tregtimin e produkteve ushqimore me origjinë shtazore për njerëz (produkte bulmeti), të përcaktuara në nenin 23 të ligjit “Për ushqimin”, ndaj subjektit administrues të tregut është marrë masa administrative gjobë me vlerën e 300 000 (treqind mijë lekë).

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit falenderon dhe mirëpret të gjithë qytetarët, të cilët bashkëpunojnë me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.

#BashkëPërSigurinëUshqimore

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,