AKU-FSAI takim dypalësh në funksion të praktikave më të mira europiane të sigurisë ushqimore

 

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Z.Robert Lili ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Kreun Ekzekutiv të Autoritetit të Sigurisë Ushqimore të Irlandës Znj Pamela Byrne , pranë ambienteve të AKU-së , në funksion të asistencës irlandeze për të përfituar praktikat më të mira dhe më të fundit europiane për procedurat e punës në funksion të sigurisë ushqimore në vend. Përgjatë takimit u diskutuan mënyrat për të forcuar strukturat teknike të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit , dhe nëpërmjet mënyrave komunikative për të rritur ndërgjegjen e publikut. Nga të dyja palët u theksua rëndësia e projektit asistues në forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të mbrojtur konsumatorin .

Projekti “Mbështetje për sigurinë ushqimore, veterinarinë dhe standarteve të fitosanitetit” vihet në zbatim nga një grup i udhëhequr nga Autoriteti i Sigurisë Ushqimore të Irlandës (FSAI). Grupi zbatues përfshin gjithashtu Autoritetin e Ushqimit në Finlandë, Departamentin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës në Irlandë, dhe Creative Business Solutions (CBS) në Shqipëri.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,