Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Robert Lili në fokusin e të cilit siguria ushqimore është sfida për të cilën çdo ditë institucioni që ai drejton është i angazhuar👨🔬👨💻 maksimalisht, në kuadër të arritjeve të standarteve më të mira të shërbimit 👏monitoroi Pikën e Inspektimit Kufitar Qafë Thanë.
Gjatë këtij kontrolli Z. Lili vendosi theksin tek rritja e efikasitetit të kontrolleve të kryera për të mbajtur pastër tregun e brendshëm nga produkte të pasigurta për konsum si dhe i’u kërkoi inspektorëve të jenë të vëmendshëm në zbatimin e ligjit⚖, shmangjen e rasteve abuzive dhe korruptive duke vepruar me etikë🖐 maksimale në kryerjen e detyrës së rëndësishme që ata mbajnë.
Në përfundim u kërkua nga inspektorët t’i përmbahen planeve 🗒të tyre të monitorimit.
Pika e Inspektimit kufitar janë pika kyçe në shërbim të kësaj sfide ndaj Z. Lili motivoi 👏dhe përkrahu inspektorët për të kryer sa më mirë dhe në respekt të plotë të ligjit detyrën e tyre duke theksuar se siguria ushqimore është sfida e përbashkët që kërkon angazhimin e të gjithëve💪.
#BashkëPërSigurinëUshqimore