Prezantimi i Drejtorit të Përgjithshëm të AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të hyjë në një fazë transformimi, ristrukturimi dhe riorganizimi. 👏 

Ndryshimet ligjore do t’i japin AKU-së një rol edhe më të fortë në kuadër të garantimit të Sigurisë Ushqimore! ✍️💪

Ditën e premte është prezantuar drejtori i ri i këtij institucioni, Z. Robert Lili.🤝👏 Përvoja e gjatë e Z. Lili si drejtues dhe sukseset e arrira në fusha të rëndësishme të ekonomisë së vendit ku ai ka drejtuar, do të jenë një vlerë e shtuar në përpjekjen e përbashkët për t’a shndërruar AKU-në në institucionin më të rëndësishëm dhe të besueshëm në funksion të mbrojtjes së shëndetit dhe interesit të konsumatorëve Shqiptar.➡️ 

Falenderojmë Z. Agron Hetoja për punën e kryer dhe rezultatet e arritura në krye të këtij institucioni.

Siguria ushqimore është sfida jonë e përbashkët! 🤗💪 

Përfshirja e konsumatorëve, ndërgjegjësimi i tyre dhe angazhimi i përbashkët në sfidat me të cilat ndeshet sot siguria ushqimore në vendin tonë, do të çojnë drejt përmirësimit të mëtejshëm të sfidës tonë të përbashkët! 👏✍️🤝

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme