AKU GJOBIT DHE BLLOKON DY SUBJEKTET, NJËRI PREJ PRONARËVE SHOQËROHET NË POLICI

Në zbatim të planit të masave për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik 2019 dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet rigoroze tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore.

  • Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik ushtruan kontroll në një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe” dhe “Akullore” në zonën e Dajtit, ku u konstatua se produkti “akullore” prodhohej dhe tregtohej në mungesë të plotë të kushteve higjeno-sanitare dhe teknike-teknologjike.

Në ambjentin e vetëm ku magazinohej lënda e parë (për të cilat nuk dispononte asnjë fletë analizë) zhvillohej edhe aktiviteti i prodhimit në prezencën e sendeve dhe objekteve të tepërta dhe të panevojshme për procesin e prodhimit (si goma makine, pjesë makine, bombula gazi, dërrasa, kova plastike etj). Subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë, produkti tregtohej i pa-etiketuar, si dhe transporti i produktit ushqimor “akullore” kryhej me automjet privat dhe jo në makinë frigoriferike siç kërkohet nga ligji.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit (i cili u shoqërua në polici nga Sektorit të Krimit Ekonomik i Policisë së Qarkut Tiranë), trupa inspektuese mori këto masa administrative:

  1. Gjobë me vlerë 500,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. Gjobë me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të vetkontrollit,
  4. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për etiketim në kundërshtim me ligjin,
  5. Bllokim i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit “bar-kafe” dhe “akullore”.
  • Drejtoria Rajonale e AKU Durrës, ushtroi kontroll në një subjekt me aktivitet “Bar-Kafe” në zonën e plazhit, ku ndër të tjera:
  • Libreza shëndetësore e punonjësve u kishte kaluar afati i përdorimit,
  • Analiza e ujit të rrjetit nuk ishte rinovuar,
  • Plani DDD (Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizmi) nuk ishte i dokumentuar,

U konstatuan disa lloje produktesh të cilave u mungonte etiketa në gjuhën shqipe si (birra, pije freskuese, majonezë, kechup, kapuçino pustinë, ujë dhe qumësht) si dhe në disa prej tyre nuk disponohej një sistem identifikimi efektiv të kërkesave të gjurmueshmërisë.

Nga kontrolli i kryer, rezultoi gjithashtu se subjekti paralelisht me aktivitetin “Bar-Kafe”, ushtronte  edhe aktivitetin ekonomik “Fast-Food”,  të padeklaruar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:

  1. Gjobë me vlerë 50,000 lekë për etiketim produkti në kundërshtim me parashikimet ligjore dhe rregullatorë në fuqi.
  2. Gjobë me vlerë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  3. Paralajmërim, pasi iu la detyrë që brenda datës 10.06.2019, punonjësit të pajisen me libreza shëndetësore, të analizojë ujin e rrjetit si dhe të dokumentojë planin DDD
  4. Bllokim i ushtrimit të paligjshem te aktivitetit “fast-food” duke qenë se subjekti ishte i regjistruar vetëm si bar-kafe si dhe bllokimi i produkteve të lartë-përmendura për ti etiketuar në gjuhën shqipe.

 

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIT TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al     |     “ShqipëriaqëDuam”    |    08007575 (pa pagesë) ”    |    Tel: 042254052

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,