Në qarkun e Gjirokastrës vijoi fushata ndërgjegjësuese e subjekteve ushqimore të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre pranë institucioneve arsimore me qëllim monitorimin e zbatimit të kërkesave ligjore dhe mbrojtjen e shëndetit të nxënësve.
Subjektet në afërsi të shkollave si pastiçeri, market, supermarket, fast-food, furra buke etj., u monitoruan dhe u sensibilizuan mbi rëndësinë dhe plotësimin e detyrave ligjore. Në fokus të AKU është zbatimi me rigorozitet i elementeve kryesore dhe jo vetëm, si kushtet higjieno-sanitare, kushtet e ruajtjes, etiketimi i produkteve, datat e skadencës, gjurmueshmëria etj, e forcojnë më tej sigurinë ushqimore dhe garantojnë sigurinë e konsumatorëve të vegjël.
Fushata ndërgjegjësuese, por edhe kontrollet e shtuara të trupës inspektuese do të vijojnë në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe marrjen e masave për çdo shkelje të evidentuar.








