AKU vijon trajnimet për inspektorët: Në fokus HACCP dhe parandalimi i mashtrimit ushqimor

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ciklin e trajnimeve për fuqizimin e kapaciteteve të trupës inspektuese, ku trajnimi i radhës u zhvillua me inspektorët e AKU Gjirokastër.

Fokusi i këtij takimi ishte përditësimi i njohurive tekniko-shkencore dhe ballafaqimi i kartës teknologjike me planin e vetëkontrollit HACCP gjatë inspektimeve në terren, si një mjet kyç për parandalimin e mashtrimit ushqimor. Trajnimi u mbyll me një pyetësor për inspektorët.

Një kartë teknologjike e saktë dhe një plan HACCP i zbatuar mbeten garancia kryesore për ushqim të sigurt në tryezën e çdo konsumatori.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme