AKU/ PËRMBLEDHJE E VEPRIMTARISË JAVORE (03-09 Maj)

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në kuadër të përmbushjes së misionit të tij për mbrojtjen e shëndetit dhe interesit të konsumatorit, gjatë kësaj jave ka kryer veprimtaritë e përmbledhura si më poshtë:

 janë realizuar 1,820 kontrolle zyrtare në total (532 inspektime të programuara sipas Planit Vjetor dhe 1,288 inspektime sipas kërkesave për efekt të licencimit, asgjësimit të produkteve, ri-inspektimit etj), nga të cilat, 615 kontrolle në stabilimentet e Operatorëve të Biznesit Ushqimor dhe 1,205 kontrolle ngarkesash në Pikat e Inspektimit Kufitar,

 janë kontrolluar në Pikat e Inspektimit Kufitar 1,205 praktika/ngarkesa me ushqime, ushqime për kafshë, produkte të mbrojtjes së bimëve dhe të mjekësisë veterinare duke marrë 32 mostra, të cilat kanë rezultuar konform,

 referuar kontrolleve zyrtare, përgjigjeve të raport-analizave dhe kërkesave të operatorëve të biznesit është vendosur: i) masë administrative “Bllokim produkti” për 22.8 ton (mish dhe nënprodukte të tij, farëra, kripë etj), ii) masë administrative “Asgjësim produkti” për 2.5 ton (mish, kripë, ëmbëlsira, pije alkoolike dhe joalkoolike etj),

 janë marrë në total 70 mostra zyrtare dhe janë realizuar analiza laboratorike për 193 tregues analitik (kontroll zyrtar dhe autokontroll), nga të cilat, 2 mostra kanë rezultuar jokonform (për të cilat është vendosur masa “Asgjësim produkti”),

 janë vendosur 195 masa administrative “Paralajmërim”, 13 masa administrative “Gjobë” me vlerë 2,420,000 lekë dhe 1 “Ndërprerje aktiviteti” të operatorit të biznesit. Masat administrative i referohen shkeljeve të parashikimeve ligjore që lidhen me tregtimin e produkteve jashtë afateve të përdorimit, mungesën e sistemit të gjurmueshmërisë, tregtimin e produkti mish i papajisur me certifikatë veterinare dhe vulë, mungesë në dokumentacion shoqërues të importit, mosetiketim në gjuhën shqipe etj,

 janë ndjekur me prioritet procedurat e inspektimit të OBU-ve në kuadër të licencimit (26 inspektime total), ku evidentohen thertore, stabilimente të përpunimit të qumështit për eksport në vende të BE-së,

 nga 6 kërkesa për notifikimin e 26 etiketave, pas shqyrtimin për përputhshmëri me kërkesat ligjore, janë miratuar 18 etiketa, ndërsa 8 etiketa janë kthyer për saktësim dhe korrigjim.

Gjatë kësaj jave, përmes kanaleve të saj të komunikimit me publikun (nëpërmjet email-it, numrit jeshil dhe rrjeteve sociale), Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë 2 raste denoncimi.

 Denoncimi i ardhur më datë 03.05.2019 në llogarinë e AKU-së në Facebook, për tregtimin në kushte të papërshtatshme të fruta-perimeve në Tiranë. Trupat inspektuese, nga kontrollet e kryera, mori masën administrative “Paralajmërim” dhe dha detyrën për përmirësimin e kushteve të tregtimit për 4 subjekte.

 Denoncimi i ardhur më datë 05.05.2019 në llogarinë e AKU-së në Facebook, për tregtimin e ushqimeve në ambjente ku janë të pranishme edhe plehra kimike në Shkodër. Nga inspektimi i kryer u konstatuan shkelje në regjistrin e gjurmueshmërisë së produktit dhe mungesë të dokumentimit të të dhënave për produktet që tregtonte. Ndaj këtij subjekti u mor masa administrative “Gjobë” me vlerë 100,000 (njëqind mijë) lekë.

Siguria Ushqimore është sfidë e përbashkët, për të cilën nevojitet kontributi i gjithësecilit!

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU!

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) | Tel: 042254052

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme