Sëmundja nodulare e gjedhit: Ballkani i njohur si zonë e lirë nga sëmundja në 2018

Vaksinimi dhe masa të tjera kontrolli kanë rezultuar të suksesshme në ndalimin e epidemisë për sëmundjen nodulare të gjedhit në Ballkan.

Raporti i fundit i EFSA mbi statusin e sëmundjes në Evropën jug-lindore tregon se nuk ka shpërthime të reja të sëmundjes në 2018. Numri i tyre ka rënë në mënyrë dramatike në 2017 me 385 nga 7,483 në 2016 dhe të dhënat e fundit tregojnë se sëmundja në rajon tani nuk është prezente.

Më shumë se 2.5 milion krerë u vaksinuan në 2018, duke ruajtuar një mesatare mbulimi prej 70% në të gjithë rajonin.

Kjo sëmundje është akoma e pranishme në Rusi, Turqi dhe Gjeorgji ku për vitin 2018 ka patur respektivisht 63, 46 dhe 6 shpërthime të saj.

Për shkak të cënimit të rifutjes së sëmundjes nga vendet e infektuara, raporti rekomandon që të vazhdojë vaksinimi edhe për vitin 2019 në ato zona të vlerësuara si më të larta në nivel rreziku të Ballkanit, si: Greqia, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe pjesa jugore e Serbisë.

Përvec kësaj, cdo vend që ka programin e vet të vaksinimit, pritet të tregojë se është e paprekur nga sëmundja duke ngritur një skemë monitorimi sic e përcakton Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve (OIE). Kroacia e implementoi këtë me sukses vitin e kaluar.

Për më shumë informacion për Raportin e plotë të EFSA mbi cështjen, shikoni link:
https://efsa.onlinelibrary.wiley.com/doi/epdf/10.2903/j.efsa.2019.5638

Më poshtë gjeni videon ilustruese:

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme