AKU KUDO NË VEPRIM, KËTË HERË NË KORÇË DHE KUKËS

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit vijon masat e intensifikuara të kontrollit, ndaj subjekteve të ndryshme operator të biznesit ushqimor, si dhe ndaj disiplinimit të therjeve të kafshëve në mbarë vendin.

Konkretisht, DRAKU Korçë dhe Kukës pas një kontrolli , kanë konstatuar 61.45 kg mish gjedhi dhe lope të pa shoqëruara me certifikatë veterinare dhe vulë.

Ndaj subjekteve me aktivitet specifik “Tregtim Mishi “ Kastriot Muja në Has të Kukësit dhe “Ramadan Mile” në Korçë u mor masë administrative gjobë në vlerën 100 000 lekë për secilin si dhe bllokim i produktit deri në asgjësim.

Në 2018, 47 thertore ushtrojnë aktivitetin, janë mbyllur 2 të tilla si dhe janë kryer 224 inspektime dhe 22 gjoba.

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë apo dyshojnë, pra çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në e-mail info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”.
Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme