AKU NIS NJË TJETËR AKSION TË RËNDËSISHËM, KONTROLL MARKETEVE NË ZONAT RURALE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Konkretisht, DRAKU Dibër ka nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku. Ky aksion është ndërmarr për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregtohen në kushtet e duhura higjeno-sanitare.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në Klos 6 subjekte me aktivitet “ minimarket” të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë si dhe bllokim të produkteve kryesisht mish, sallam, miell dhe patetina.

AKU gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjekte tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

11.08.2018


 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,