Vizitë e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian në AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka pritur në ambientet e saj gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e delegacionit të Parlamentit Evropian.

AKU është mbështetur nga Bashkimi Evropian në mënyrë të pandërprerë me asistencë për zgjerim të kapaciteteve teknike dhe logjistike të saj, për arritjen e përmbushjes së funksioneve dhe detyrave sa më shumë të jetë e mundur.

Në sajë të kësaj ndihmese, ka një rrjet laboratorësh ku kryhet një gamë e gjerë analizash në funksion të sigurisë ushqimore.

Pikërisht sot, në Ditën e Evropës, në AKU kreu vizitë një delegacion i zgjeruar nga Parlamenti Evropian, si Z. Derek Vaughan, Z. Wolf Klinz; përfaqësues nga Gjykata Evropiane për Audit, si dhe shoqëruar nga prezenca e Delegacionit të BE në Shqipëri, Z. Mario Mariani, Këshilltar i Parë dhe Kreu i Bashkëpunimit.

Europarlamentarët u interesuan nga afër për të parë finalizimin dhe efikasitetin e investimeve të taksapaguesve evropiane, si dhe ecurinë e institucionit në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore në vend.

Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Z. Agim Ismaili, ndër të tjera, shprehu falenderime për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen e treguar ndaj institucionit, që nga konstituimi i tij dhe angazhimin për të maksimizuar edhe produktet e projektit aktualisht në proces për forcimin e rrjetit laboratorik në Shqipëri.

Gjithashtu, parashtroi se gjetjet dhe mangësitë e evidentuara nga Progres Raporti i BE është efektivisht një plan pune për ne për të zhvilluar institucionin.

10/05/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,