DELVINË AKU BLLOKON 20 KG  MISH QENGJI NË NJË DYQAN MISHI PA VULË DHE PA CERTIFIKATË VETERINARE

Autoritet Kombëtar i Ushqimit në vijim të masave për disiplinimin e therjes dhe tregtimit të mishit  në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore,  bllokoi  sot  në qarkun e Vlorës  dhe më konkretisht në qytetin e  Delvinës, në një dyqan mishi katër qengja në sasinë e 20 kg. Trupa Inspektuese e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Qarku Vlorë, gjatë inspektimit në dyqanin e mishit në pronësi të shtetasit Fredi Myftari  ka bllokuar sasinë  e mishit prej 20 kg të katër qengjave, të gjendura pa vulë dhe në mungesë të certifikatës veterinare. Për tregtim të pasigurt të mishit, nga trupa inspektuese e AKU-së u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.

29/03/2018

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,