PRODUKTET JASHTË AFATIT TË PËRDORIMIT, AKU GJOBIT RRJETIN E MARKETEVE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën për kontrollin zyrtar të përmbushjes së kërkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve të Biznesit Ushqimor.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të licencuar për tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU, Qarku Tiranë, konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit, si dhe vendin ku e ushtron atë, kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmërie. Gjithashtu, inspektorët konstatuan se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.
Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

1. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

2. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

3. Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin
II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posaçme si: përshtatshmëria e pajisjeve,
teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

4. Masë administrative “Bllokim”për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit, së bashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përcaktuar nga ligji
dhe njoftimin e AKU-së për të siguruar prezencën e inspektorëve të saj në procesin e asgjesimit.

Siguria Ushqimore është sfida jonë e përbashkët dhe kërkon kontributin e gjithësecilit.

PËR SIGURINË E USHQIMIT QË KONSUMON DHE RUAJTJEN E SHËNDETIN TËND, BASHKËPUNO ME AKU

info@aku.gov.al | “ShqipëriaqëDuam” | 08007575 (pa pagesë) ” | Tel: 042254052

 

 

 

 

 

Shperndaje

Facebook
Twitter
LinkedIn

Më shumë lajme

Informacion për Publikun

Autoriteti Kombetar i Ushqimit bën me dije qytetarëve që është në gadishmëri dhe veprim të menjëhershëm, me efektivitet të plotë për cdo rast të cënimit të Sigurisë Ushqimore me qëllim garantimin e konsumatorit vendas. Garantimi i sigurisë ushqimore është një proces dinamik, për të cilin stuktura qëndrore dhe ato ligj zbatuese përgjigjien rast pas rasti, pavarësisht ngjyrimeve politike dhe daljeve mediatike për tëtërhequr vëmendje.  Transparenca e komunikimit të riskut me publikun është gjithashtu një proces thelbësor në informacionin korrekt përkonsumatorin,